Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se analiza e brendshme në Partinë Demokratike dhe turi i tij në bazë do të fillojnë pa vonesë.
“Analiza do fillojë menjëherë dhe turi im do fillojë menjëherë. Pres me padurim ta filloj,” – tha Berisha.
Ai theksoi se do të zhvillojë takime në të katër anët e Shqipërisë me demokratët dhe qytetarët, me shpresën dhe besimin se shqiptarët, me guximin, energjinë dhe kurajën e tyre, do të përballen me këtë regjim dhe do të rikthejnë votën e lirë dhe dinjitetin e tyre.
Berisha paralajmëroi një angazhim aktiv të bazës së PD-së për të forcuar opozitën dhe për të përgatitur strategjitë për sfidat politike të ardhshme.



