back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Si në kohën e Lulzim Bashës"/ Berisha e rikthen PD-në, në pikën...

“Si në kohën e Lulzim Bashës”/ Berisha e rikthen PD-në, në pikën zero

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se të hënën e 17 nëntorit PD do të zhvillojë një protestë përpara Kryeministrisë, ku do të vendoset një foltore për qytetarët dhe deputetët.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha shpjegoi se qëllimi i protestës është të krijohet një “parlament qytetar” ku një herë në javë deputetët dhe qytetarët do të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre.

“Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, që të sqaroj çdo qytetar. Ne hapim aty një foltore, një parlament. Ju keni parë se në 10 seanca, opozita është lejuar të debatojë vetëm në 1 seancë, si kurrë në ndonjë vend pluralist apo në historinë e këtij vendi,” – tha Berisha.

Ai shtoi se kjo foltore do të jetë një hap për të kundërshtuar, siç e quajti ai, “bllokimin e plotë” të opozitës në Parlament. Berisha njoftoi gjithashtu se PD po planifikon edhe protesta të tjera, të cilat do të organizohen në kohën më të përshtatshme.

“Atëherë ne para këtij bllokimi të plotë ne hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë. Një herë në javë deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre,” – deklaroi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat