back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetGreqia bllokon gazetarët që do të ndjekin Ramën/ Gazetarja: Kanë marrë pasaportat

Greqia bllokon gazetarët që do të ndjekin Ramën/ Gazetarja: Kanë marrë pasaportat

Një ngjarje e pazakontë po ndodh në doganën e Kapshticës pasi autoritetet greke po pengojnë të kalojnë kufirin grupet e xhirimit të disa televizioneve që janë nisur për të përcjellë takimin e kryeministrit Edi Rama nesër në Selanik.

Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka raportoi nga pika kufitare se ndodhet atje prej dy orësh. Argumenti i palës greke është që mungon një leje e posaçme e dhënë nga Ministria e Jashtme e Greqisë, diçka e paprecedentë dhe që nuk është kërkuar kur u bë takimi në Maj në Athinë.

“Ndodhemi këtu në doganën e Kapshticës prej afro dy orësh tashmë. Na janë marrë pasaportat, por nuk lejohemi që të kalojmë. Nuk janë vulosur pasaportat. Argumenti është që ne na duhet një leje e posaçme e dhënë nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Duhej dërguar një notë verbale, një kërkesë që ne të lejoheshim. E paprecedentë në fakt pasi herë pas here kemi bërë udhëtime të tilla. Ishim në Maj në Athinë me kryeministrin Edi Rama. Nuk na u kërkua asnjë leje e posaçme për të kaluar dhe për të transmetuar, apo për të xhiruar brenda territorit grek. Argumenti i punonjësve të pikës kufitare këtu në Kapshticë, të palës greke, është që na duhet patjetër kjo leje e posaçme pasi duhet të xhirojmë dhe prodhojmë video nga territori grek. Siç e thashë, është e pazakontë, e pakuptimtë, prej dy orësh mbajnë pasaportat dhe nuk kthejnë përgjigje edhe për sa orë të tjera do të rrimë këtu, të presim, për të kaluar dhe për të ndjekur aktivitetin për të cilin jemi nisur nga Tirana. Nuk është vetëm ekipi i Tv Klan. Ekipi i Tv Klan që do të transmetojë live ka rreth orës 10:30 që qëndron këtu në pikën e Kapshticës dhe edhe ata pa asnjë përgjigje se sa duhet të rrinë akoma për të kaluar në territorin grek”, tha Zotka.

Gazetarja Zotka u shpreh se është komunikuar me Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe konsullen shqiptare në Selanik.

Pavarësisht se nota verbale është përgatitur prej më shumë se dy orësh, ende ekipet e xhirimit nuk lejohen të kalojnë.

“Kemi komunikuar me Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, kemi komunikuar edhe me konsullen shqiptare në Selanik. Ajo ka bërë gati prej më shumë se dy orësh edhe notën verbale. I është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. E mendonim se mund të kishte disa vonesa për shkak se sot është fundjavë dhe edhe atje normalisht është ditë pushimi dhe atje punonjësit nuk janë në punë. Duhet ta mirëkuptonim këtë. Edhe këtu në pikën kufitare na thanë që duhet të prisni vetëm pak minuta e ndërkohë vazhdojmë presim, nuk e di edhe për sa orë të tjera do të qëndrojmë këtu”, tha Zotka./tvklan.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat