back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLëvizje e re në PD?/ Emrat që sfidojnë Berishën

Lëvizje e re në PD?/ Emrat që sfidojnë Berishën

Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë, duke tërhequr vëmendjen e brendshme të partisë. Burime nga PD bëjnë me dije se sot, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim mes disa prej figurave më të votuara në listën e hapur dhe primaret e partisë.

Në fokus të këtij takimi ka qenë Ervin Salianji, i cili u shoqërua nga disa emra që, edhe pse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën një numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit nga baza demokrate.

Pjesëmarrësit e takimit

Sipas burimeve, në takim kanë marrë pjesë:

  1. Ilir Alimehmeti

  2. Gentian Cela

  3. Qani Xhafa

  4. Aulon Kalaja

  5. Ted Kopliku

  6. Alma Kore

  7. Parid Mahmutaj

  8. Xhemajl Gjunkshi

  9. Hysen Kadiu dhe një sërë emrash të tjerë të njohur brenda partisë.

Ky grupim i ri përfaqëson një segment të votuesve të majit dhe mund të ndikojë në diskutimet e brendshme brenda PD-së, pasi përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të bazës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat