back to top
2.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetA do të dorëhiqesh?/ Berisha u përgjigjet qytetarëve

A do të dorëhiqesh?/ Berisha u përgjigjet qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka deklaruar se fati i drejtuesve dhe anëtarëve të PD-së përcaktohet vetëm përmes votës së demokratëve. Ai theksoi se në një sistem pluralist funksional, humbja e zgjedhjeve do të ishte arsye e mjaftueshme për dorëheqjen e drejtuesve të partisë.

Megjithatë, Berisha u shpreh se zgjedhjet e fundit nuk mund të konsiderohen normale, duke i cilësuar ato si “farsë elektorale” dhe “produkt të narkoshtetit”. Sipas tij, çdo dorëheqje në këto kushte do t’i shërbente “diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin”.

“Një akt i tillë nuk mund të ndodhë, përveçse me votën e demokratëve shqiptarë,” deklaroi Berisha, duke iu përgjigjur një komentuesi që e pyeti për largimin nga drejtimi i PD-së.

Ai ftoi anëtarët e partisë, përfshirë qytetarin që ngriti pyetjen, të përdorin votën e tyre dhe të marrin pjesë në garat e brendshme të PD-së.

“Në kushtet e diktaturave autoritare, qëndrimi në opozitë është një mision, dhe largimi nga misioni bëhet vetëm nëpërmjet votës,” theksoi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat