back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetFraksione në PD?/ Berisha tenton të manipulojë situatën

Fraksione në PD?/ Berisha tenton të manipulojë situatën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar takimin e zhvilluar nga Ervin Salianji me disa prej kandidatëve më të votuar në Primare, duke theksuar se brenda PD-së asnjë anëtar nuk është i përjashtuar dhe se fokusi kryesor i partisë ka qenë dhe mbetet mbrojtja e votës.

Berisha tha se diskutimet në këtë takim nuk kanë patur qëllim krijimin e fraksioneve, por synojnë forcimin e pjesëmarrjes së demokratëve dhe opozitës në betejën për mbrojtjen e votës së lirë.

“Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh. Askush nuk është i përjashtuar në këtë parti,” deklaroi Berisha.

Ai rikujtoi zotimin e tij për mbrojtjen e votës dhe e cilësoi këtë si betejën më legjitime të çdo demokrati dhe opozitari.

“Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Kam deklaruar 12 herë që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim që do të mbroj votën. Çdo demokrat dhe çdo opozitar ka legjitime betejën për përmbysjen e këtij pushteti dhe rivendosjen e votës së lirë,” u shpreh ai.

Berisha kujtoi edhe precedentin e vitit 2001, kur opozita arriti të konkludonte me një president konsensual, duke theksuar se përpjekja për integritetin e votës nuk është një objektiv i vogël.

“Ky nuk është një rezultat i vogël. Edhe në vitin 2001 kjo u realizua, por sot, në vlerësimin tim, ajo formulë nuk i intereson më opozitës,” përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat