back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSalianji dhe Alimehmeti zbresin në bazë/ Nisin takimet me strukturat në Durrës

Salianji dhe Alimehmeti zbresin në bazë/ Nisin takimet me strukturat në Durrës

Demokrati Ervin Salianji po zhvillon sot një takim me demokratët në Durrës, ku pritet pjesëmarrja e gjerë e strukturave drejtuese të Degës së PD-së.

Sipas burimeve brenda partisë, krah Salianjit janë Ilir Alimehmeti dhe drejtues të Degës, ndërsa në takim marrin pjesë kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Durrës, ish-kryetari i foltores Tan Burgia, nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi dhe ish-deputeti Pëllumb Berisha.

Pjesëmarrës janë gjithashtu sekretari i degës Arlinind Boshku, sekretari organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues të strukturave, deputetët më të votuar të Qarkut Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndrec Pjetri, si dhe ish-deputetë dhe drejtues të tjerë.

Po ashtu, pjesëmarrës janë dhjetëra demokratë nga baza dhe drejtues të grup-seksioneve, të cilët janë në pritje të bashkëbisedimit me Salianjin.

Takimi vjen në një kohë kur Dega e PD-së në Durrës nuk ka kryetar të zgjedhur, duke e bërë këtë forum të rëndësishëm për koordinimin e strukturave lokale dhe diskutimin e çështjeve të brendshme të partisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat