Sali Berisha e ka cilësuar vizitën e tij në SHBA si një mundësi për t’u bërë thirrje demokratëve që janë distancuar nga Partia Demokratike të rikthehen dhe të kontribuojnë në opozitë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se udhëtimi në SHBA duhet të shërbejë si një “apel bashkimi” për të gjithë ata demokratë që e kanë konsideruar ndalimin e vizës së tij si një pengesë për t’u bashkuar me PD-në.
“Ky udhëtim i imi duhet, dhe shpresoj të shërbejë, edhe si një apel bashkimi për të gjithë ata demokratë dhe demokrate, që gjer sot kanë konsideruar ndalimin e vizës për Sali Berishën si një pengesë për t’u bashkuar me ne”, tha Berisha.
Ai i ftoi ata që janë distancuar nga partia dhe drejtimi i saj të rikthehen dhe të japin kontributin e tyre.
“Është një moment që t’i ftoj me shumë sinqeritet, me shumë përzemërsi… që këta zonja, zotërinj, që janë opozitarë, që qëndrojnë opozitarë, të rikthehen tek investimi i tyre, tek partia e tyre”, u shpreh Berisha.



