KreuAktualitetPolitika“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”/ Thirrja e Flutura Açkës pas vendimit të...

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”/ Thirrja e Flutura Açkës pas vendimit të Hagës

Ish-deputetja Flutura Açka ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, të cilët u dënuan në total me 81 vite burgim.

Açka e nis reagimin e saj me fjalën “Turp”, duke fajësuar politikën në Kosovë dhe Shqipëri për përçarjet dhe situatën politike në Kosovë.

Sipas saj, politikanët nuk janë fokusuar te dinjiteti i luftës çlirimtare, por te përplasjet e brendshme politike dhe çështjet që kanë sjellë destabilitet në Kosovë.

Ajo kritikon gjithashtu politikën shqiptare dhe kosovare për mënyrën se si kanë trajtuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke argumentuar se ato janë në një pikë të dobët.

Në fund të reagimit, Açka bën thirrje për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

“Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër në këto kushte: ta marrin në dorë mendjet e mençura, burrat e vërtetë të shtetit dhe jo çamarrokët politikë dhe të shpallin: Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën!”, shkruan ajo.

Açka kritikon edhe qasjen politike ndaj Serbisë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke e lidhur situatën aktuale me atë që ajo e konsideron si mungesë të një qëndrimi të përbashkët kombëtar.

Reagimi i saj vjen në një ditë kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në një proces që ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat