back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetÇështja Balluku bllokon interpelancën/ Peleshi: S’ndërhyjmë në procesin e Kushtetueses

Çështja Balluku bllokon interpelancën/ Peleshi: S’ndërhyjmë në procesin e Kushtetueses

Kërkesa e Partisë Demokratike për të thirrur në një interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama, lidhur me ankimimin e pezullimit të ministres Belinda Balluku në Gjykatën Kushtetuese, është rrëzuar nga Kuvendi.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sqaroi gjatë seancës se nuk mund të zhvillohet një interpelancë për një çështje që aktualisht gjendet në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

“Objekti është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesa për interpelancë urgjente, sipas parashikimit kushtetues, nuk është pranuar. Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të japë interpretimin përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve,” deklaroi Peleshi.

Votimi në Kuvend prodhoi një rezultat të qartë: 74 vota kundër dhe 17 pro, duke e rrëzuar kërkesën e opozitës.

PD e kishte kërkuar interpelancën si reagim ndaj veprimeve të qeverisë për të ankimuar pezullimin e zv.kryeministres Balluku, të vendosur nga SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat