back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaHetime të thelluara në Policinë e Shtetit/ Sekuestrohet telefoni i Ilir Prodës?

Hetime të thelluara në Policinë e Shtetit/ Sekuestrohet telefoni i Ilir Prodës?

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK, kanë sekuestruar telefonin celular të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Veprimi procedural është kryer në kuadër të një hetimi penal në zhvillim, ndërkohë që nuk janë dhënë ende detaje zyrtare mbi akuzat konkrete ose statusin e tij në këtë çështje.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas pezullimit nga detyra të nën/drejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili dyshohet për përfshirje në veprime të paligjshme, përfshirë ndihmën ndaj personave të përfshirë në një rast pengmarrjeje.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se SPAK po heton një skemë më të gjerë, ku disa struktura të Policisë së Shtetit dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale, duke përfshirë ryshfete, aktivitete të paligjshme dhe abuzime me pushtetin.

Sekuestrimi i telefonit të kreut të Policisë shihet si një hap i rëndësishëm për thellimin e hetimeve, të cilat mund të prekin nivele të larta drejtuese brenda Policisë së Shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat