back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPaga minimale rritet në 50 mijë lekë nga janari 2026

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë nga janari 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se duke filluar nga muaji janar i vitit 2026, paga minimale në Shqipëri do të rritet në 50 mijë lekë, duke përfshirë mbi 307 mijë punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat.

Ibrahimaj theksoi se ky vendim përfaqëson një tjetër premtim të mbajtur nga qeveria dhe ka për qëllim jo vetëm mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve, por edhe fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

“Qeveria miratoi rritjen e pagës minimale, duke mbajtur një tjetër angazhim ndaj qytetarëve. Nga 40,000 lekë, paga minimale mujore rritet në 50,000 lekë, duke përfshirë 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat,” shkruan Ibrahimaj në rrjetin social Facebook.

Ajo shtoi se rritja e pagës minimale ndihmon gjithashtu në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. Ministrja theksoi se ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat