back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “Partizani/ Mbrojtja akuzon SPAK-un për manipulim të fakteve

Dosja “Partizani/ Mbrojtja akuzon SPAK-un për manipulim të fakteve

Ka nisur sot seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “Partizani”, ku i përfshirë është ish-kryeministri Sali Berisha. Avokatja e tij, Klodiana Gjyzari, ka nisur parashtrimet për mbrojtjen, duke argumentuar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk ka paraqitur prova konkrete ndaj klientit të saj.

Sipas Gjyzarit, SPAK nuk ka sjellë fakte të qarta që tregojnë çfarë ka bërë Berisha dhe cilat janë pasojat e pretenduara. “Gjatë këtij procesi do të provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike, duke cenuar pluralizmin në Shqipëri”, deklaroi avokatja.

Gjyzari shtoi se sipas saj, fakte janë shtrembëruar qëllimisht dhe çdo përgjegjësi është atribuuar ish-kryeministrit, pavarësisht se vendimmarrjet kanë qenë kolegjiale. Ajo hodhi dyshime mbi kallëzimin e bërë nga Taulant Balla, duke theksuar se ai nuk e kishte bërë si qytetar, por si përfaqësues i shumicës politike dhe gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm.

Avokatja po ashtu theksoi se SPAK regjistroi çështjen menjëherë pas kallëzimit, ndërsa pretendimet e Ballës për shpronësimin e ish-pronarëve nga viti 2008, sipas saj, nuk qëndrojnë. Hetimet e Prokurorisë nuk gjetën asnjë akt shpronësimi në Itali, siç pretendonte kallëzuesi.

Gjyzari sqaroi gjithashtu se katër nga familjet pronare nuk kanë lidhje familjare apo njohje me Berishën, dhe prona e familjes Begeja ka akte të qarta që e identifikojnë si të sajën dhe jo të shtetit. Përveç kësaj, procesi i njohjes dhe parablerjes nga pronarët ishte nisur që në vitet 1995-1996 dhe nuk kishte lidhje me qeveritë aktuale apo të mëparshme.

Avokatja theksoi se pengesë nuk ka qenë se kush ishte në qeveri, por ligji, ndërsa procedurat dhe lejet e ndërtimit janë dhënë nga ministritë përkatëse, duke filluar nga periudha e Edi Ramës dhe jo ekskluzivisht nga ish-kryetarët e bashkisë apo qeveritë e mëparshme.

Seanca e sotme shënon hapin fillestar të mbrojtjes së ish-kryeministrit Berisha në këtë dosje, ndërsa procesi pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëshmive nga të gjitha palët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat