back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtesta e PD-së/ Ambasada amerikane paralajmëron situata të paparashikueshme

Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane paralajmëron situata të paparashikueshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të zhvillohet këtë të hënë, më 22 dhjetor 2025, para Kryeministrisë.

Sipas njoftimit, protesta pritet të nisë në orën 18:00 pranë godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Ambasada ka këshilluar personelin e saj të shmangë pjesëmarrjen dhe të qëndrojë larg zonave ku mund të krijohen tensione.

“Pritet prani e shtuar policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës,” thuhet në njoftim.

Ambasada thekson se, edhe pse protestat shpesh nisin në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe siguria personale duhet të mbetet prioritet. Në njoftim përfshihen disa këshilla për qytetarët amerikanë: shmangni zonat e protestave, qëndroni vigjilentë, kufizoni shpërqendrimet në ambiente publike, ndiqni mediat lokale dhe mbani gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje.

“Veprimet për t’u ndërmarrë: Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje, të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre, të kufizojnë shpërqendrimet dhe të mbajnë një profil të ulët,” sqarohet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat