back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaProcesi i rivlerësimit të pronave/ Rregullat që duhet të ndiqni nga 1...

Procesi i rivlerësimit të pronave/ Rregullat që duhet të ndiqni nga 1 janari 2026

Të gjithë qytetarët që planifikojnë të shesin prona vitin e ardhshëm duhet të kenë parasysh se, në procesin e rivlerësimit, baza për llogaritjen e vlerës së pronës do të jetë çmimi në momentin e legalizimit, jo viti i ndërtimit.

Ervin Demirxhiu, vlerësues i pasurive të paluajtshme, shpjegon se “Rivlerësimi lidhet me vendosjen e vlerës reale të tregut të pronës sot. Ndërkohë, çmimi fillestar që merret për bazë lidhet me momentin e legalizimit të pronës, jo me vitin kur ajo është ndërtuar. Legalizimi është pika referuese për vlerën fillestare të pronës.”

Shembull: Nëse një shtëpi është ndërtuar në vitin 2005 me çmim 500 euro për metër katror dhe legalizohet në vitin 2015 me çmim 1 200 euro për metër katror, rivlerësimi do të bazohet mbi çmimin e legalizimit, 1 200 euro për metër katror.

Procesi i rivlerësimit preket gjithashtu nga prona që dhurohen mes familjarëve. Sipas Demirxhiut, këshillohet që fillimisht të kryhet dhurimi dhe më pas rivlerësimi. “Në momentin që prona dhurohet, taksa është zero dhe prona kalon me vlerë zero lekë. Më pas, nëse përfituesi e shet pronën, tatohet për vlerën e plotë të shitjes. Pra, së pari dhurimi dhe më pas rivlerësimi,” sqaron eksperti.

Qytetarët do të kenë mundësinë të vendosin çmimin aktual të pronës përmes dy rrugëve: ose te noteri me çmimin e referencës, ose te një ekspert vlerësues me çmim tregu. Rivlerësimi kryhet gjithmonë para shitjes së pronës, dhe vetëm pas përfundimit të tij mund të realizohet transaksioni.

Sipas të dhënave, procesi i rivlerësimit pritet të përfshijë rreth 500 mijë prona në të gjithë vendin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat