back to top
-2.5 C
Tirana
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama për Ballukun/ “Që kur mesazhet janë prova?

Rama për Ballukun/ “Që kur mesazhet janë prova?

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit, ka komentuar kërkesën për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe të paprecedentë.

Sipas Ramës, një kërkesë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë vend demokratik. Ai theksoi se qeveria ka mbajtur një qëndrim institucional, duke vendosur ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Para se çështja të vinte në Parlament, ajo u fut brutalisht në territorin e pushtetit ekzekutiv me një kërkesë skandaloze për pezullimin e një ministreje. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që një prokurori dhe një gjykatë të mblidhen për të pezulluar një ministër,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë mohoi kategorikisht se deputetë të Partisë Socialiste apo vetë ministrja Balluku të kenë marrë USB-në me materialet e Prokurorisë. “Asnjë deputet i PS-së, as ministrja dhe as avokati i saj nuk e kanë tërhequr USB-në e sjellë nga Prokuroria,” tha ai, duke theksuar se nuk duhet lënë asnjë shteg për dyshime mbi publikimin e materialeve.

Rama foli edhe për problematikat në sistemin e drejtësisë, duke e cilësuar Shqipërinë si vendin me situatën më skandaloze në Këshillin e Evropës sa i përket paraburgimit. Sipas tij, nga 4 mijë e 492 persona që ndodhen aktualisht në burgjet shqiptare, vetëm 1 mijë e 895 janë të dënuar me vendim të formës së prerë.

“Jemi në fund të listës për paraburgimin dhe burgosjen pa gjyq. Këto janë shifra që kanë alarmuar Komisionin për Parandalimin e Torturës në Këshillin e Evropës,” deklaroi Rama.

Duke komentuar dosjen e SPAK për Belinda Ballukun, kryeministri u shpreh se mesazhet e publikuara në media nuk mund të konsiderohen prova. “Që kur mesazhet janë prova? Që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetisë së shtrigave?” tha Rama, duke shtuar se drejtësia demokratike ka kufij të qartë për të shmangur dëmtimin e jetës së individëve që më pas mund të shpallen të pafajshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat