back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “Buka”/ Debat i fortë në gjyq, seanca e Ahmetajt shtyhet për...

Dosja “Buka”/ Debat i fortë në gjyq, seanca e Ahmetajt shtyhet për 27 janar

Është zhvilluar sot seanca e radhës e gjyqit në mungesë për ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, lidhur me dosjen “Buka”, ku Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Gjatë seancës pati debate mes avokatit të Ahmetajt dhe prokurorit të SPAK. Avokati Henrik Ligori kërkoi pranimin e provave të ndryshme, duke përfshirë pyetje me video-konferencë për klientin e tij, prova dokumentare, akt-ekspertime teknike dhe kontabël, si dhe dëshminë e ish-ministrave dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Financave, përfshirë Shkëlqim Cani. Ligori theksoi se Ahmetaj nuk e pranon akuzën dhe e konsideron atë politike.

“Jam autorizuar prej tij që të them se ai nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe kërkon të merren të gjitha provat e mundshme për të mbrojtur pozicionin e tij,” tha avokati.

Nga ana e saj, Prokuroria e SPAK, përfaqësuar nga Elvin Gokaj, shpjegoi veprimet dhe mosveprimet që Ahmetaj dyshohet t’i ketë kryer lidhur me shpërdorimin e detyrës, duke theksuar se ish-zv. kryeministri ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka dhënë autorizime për ekspertë që sipas prokurorisë kanë krijuar kontradikta në akt-ekspertimet e kryera.

Përfaqësuesi i familjes Myderizi, Adrian Myderizi, deklaroi se Ahmetaj ka favorizuar procedura që çuan në vjedhjen e pronës së tyre, edhe pse gjyqet e mëparshme ishin fituar në favor të tyre. “Bëhet fjalë për një vjedhje absurde. Kemi 30 vjet që kërkojmë pronën tonë në mënyrë të rregullt, fitojmë gjyqet, dhe sot e kësaj dite nuk jemi aksionerë,” tha ai.

Seanca u shty për datë 27 janar, për t’i dhënë kohë prokurorit të SPAK të shprehet mbi provat dhe dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja e Ahmetajt.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat