back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaApeli “blindon” hetimet për AKSHI-n/ Dy drejtueset në arrest shtëpie

Apeli “blindon” hetimet për AKSHI-n/ Dy drejtueset në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe zëvendësen e saj Hava Delibashi.

Po ashtu, Apeli ka konfirmuar edhe masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit për personat e tjerë nën hetim, mes tyre edhe Erion Ismaili, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri vijojnë të jenë në kërkim nga autoritetet.

Vendimi u mor këtë të enjte nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili shqyrtoi ankimet e paraqitura kundër vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, lidhur me caktimin dhe verifikimin e masave të sigurisë për personat nën hetim.

Apeli miratoi në tërësi vendimet e mëparshme të GJKKO-së, duke i lënë në fuqi masat e sigurisë për Mirlinda Karçanajn, Hava Delibashin, Erion Ismailin, si edhe për personat e tjerë të përfshirë në çështje.

Gjithashtu, Gjykata vendosi ndalimin e publikimit ose dekonspirimit të vendimit deri në përfundim të hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat