back to top
21.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetKushtetuesja në mbledhje për vendimin e pezullimit/ Balluku viziton zyrat e Ramës

Kushtetuesja në mbledhje për vendimin e pezullimit/ Balluku viziton zyrat e Ramës

Trupa e Gjykatës Kushtetuese është mbledhur këtë të premte, ndërsa zv/kryeministrja Belinda Balluku është parë të shkojë në Kryeministri, duke rritur spekulimet mbi një vendim të mundshëm në lidhje me masën e saj të sigurisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja e Kushtetueses ka nisur rreth orës 11:00, por ende nuk është konfirmuar nëse ajo lidhet me çështjen e dërguar nga Qeveria për pezullimin e Ballukut, apo me ndonjë çështje tjetër. Prezenca e Ballukut në zyrat e Këshillit të Ministrave, megjithatë, lë të kuptohet se vendimi i Gjykatës mund të jetë i afërt.

Kujtojmë se GJKKO, me kërkesë të SPAK, e pezulloi zv/kryeministren në nëntor të vitit të kaluar, pas akuzave për abuzime në tendera. Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi vendimin, duke e konsideruar si shkelje të kompetencave të tij, dhe çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese. Seanca publike me të gjitha palët u zhvillua më 22 janar.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar gjithashtu nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, duke kërkuar autorizimin për të aplikuar masa më të ashpra sigurie, përfshirë arrestit në shtëpi apo burg. Socialistët kanë shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, duke argumentuar se duhet pritur vendimi i Kushtetueses, ndërsa opozita kundërshton, duke theksuar se kërkesa për arrestim nuk ka lidhje me pezullimin.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të vendosë një precedent të rëndësishëm mbi vijën ndarëse mes pushteteve në Shqipëri, dhe mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të SPAK dhe të Kuvendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat