Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpenzuar rreth 220 mijë dollarë për një fushatë lobimi në Shtetet e Bashkuara, jo për të kontraktuar avokatë, por për të sulmuar dhe diskredituar prokurorin që heton çështjen e tij, Ols Dado dhe jo vetëm.
Nga qelia e paraburgimit, Veliaj i shkroi më 23 prill 2025 senatorit amerikan Dick Durbin, duke e paraqitur veten si viktimë të një persekutimi dhe duke kërkuar që të bëhej “flamurtar” i betejës së tij me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Sipas Reporter, fushata, menaxhuar nga studiot ligjore Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër, përfshiu, 75 email-e dërguar senatorëve, kongresmenëve dhe zyrtarëve të Departamenteve të Drejtësisë dhe të Shtetit, 11 telefonata dhe 5 takime, publikime të shkrimeve mediatike në Shqipëri që sulmonin prokurorët e SPAK dhe i atribuonin pa prova fjalë fyese ndaj Veliajt si dhe pretendime të padokumentuara që portretizonin prokurorin Olsi Dado si në konflikt interesi dhe pjesë e një partie opozitare.
Pra 220 mijë janë përodur për të sulmuar dhe diskretituar prokurorin që po e heton dhe jo për avokatë që të merren me mbrojtjen e tij ligjore, përballë akuzave të ngritura nga SPAK-u.
Sulmet kanë rinisur sërish ditët e fundit.
Pas seancës së fundit gjyqësore të fundit, janë publikuar audio-incizime nga salla e gjyqit, ku prokurori ngre shqetësimin e qartë se po sulmohet me anë të lobimit ndërkombëtar për diskreditim.
Nuk duhet të jesh jurist që të kuptosh se Veliaj ka të drejtën e mbrojtjes ligjore, por nuk ka të drejtë të përdorë fonde për të goditur ose diskredituar prokurorët, pasi kjo rrezikon integritetin e drejtësisë dhe besueshmërinë e hetimeve në vend.
Situata ngre pyetje të forta për balancën mes politikës dhe drejtësisë në Shqipëri. Pasi përdorimi i lobimeve ndërkombëtare për sulme ndaj prokurorëve mund të interpretohet si presion mbi hetimin dhe të ndikojë në procesin gjyqësor./ Etleva Skonja
220 mijë dollarë për diskreditim/ A duhet të hetohet lobimi i Veliajt në SHBA?
Pas sulmit ndaj prokurorit/ Veliaj del jashtë kontrollit në gjykatë
Veliaj kundër gjyqtares Deda/ “Nuk po dëgjohem, po largohem nga salla”
Erion Veliaj në krizë totale/ Sulme në panik: Strategjia e dështuar ndaj prokurorit



