Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka bërë thirrje për protestë qytetare sot në orën 17:00 në Bulevard, duke theksuar se arsyeja kryesore është gjendja alarmante e korrupsionit në vend.
Sipas saj, publikimi i fundit i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2025 nga Transparency International tregon qartë dështimin e qeverisjes aktuale. Shqipëria ka rënë në 39 pikë, tre pikë më pak se një vit më parë, duke u renditur e fundit në rajon.
Çupi deklaroi se korrupsioni i përhapur në nivelet më të larta të qeverisjes po e çon vendin drejt varfërimit të mëtejshëm dhe po dëmton rëndë jetën e qytetarëve.
Ajo theksoi se protesta e sotme është një reagim qytetar ndaj keqqeverisjes dhe një thirrje për transparencë, drejtësi dhe llogaridhënie, duke ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen pa dallime politike.



