back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetIncidente para nisjes së protestës/ Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë

Incidente para nisjes së protestës/ Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë

Incidente dhe tensione janë regjistruar para nisjes së protestës kombëtare të Partisë Demokratike në Tiranë. Policia e Shtetit ka vendosur një kordon sigurie përpara Kryeministrisë, ndërsa në zonë vijojnë të mbërrijnë protestues të tjerë.

Sipas raportimeve nga terreni, disa protestues janë kundërvënë forcave të policisë, duke tentuar të çajnë kordonin e sigurisë. Gjatë përplasjeve janë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, duke rritur tensionin në zonë.

Po ashtu, raportohet se një protestues ka tentuar t’u heqë skafandrat punonjësve të policisë, ndërsa ndaj tyre është përdorur edhe fjalor ofendues.

Forcat e rendit kanë qëndruar në pozicionet e tyre për të mos lejuar afrimin e protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të protestës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat