back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Pushteti ka marrë peng drejtësinë”/ Gjekmarkaj ndez protestën para Kryeministrisë

“Pushteti ka marrë peng drejtësinë”/ Gjekmarkaj ndez protestën para Kryeministrisë

Protesta e sotme e opozitës, e mbajtur në sheshin para Kryeministrisë, është hapur nga drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili në fjalën e tij hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjekmarkaj deklaroi se pushteti aktual është i gatshëm të sakrifikojë rrugën europiane të Shqipërisë vetëm për të ruajtur veten, duke marrë peng institucionet themelore të shtetit.

“Për të ruajtur veten është gati të marrë peng drejtësinë, të marrë peng Kuvendin. Dje Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur vartësen e tij, Belinda Balluku”, u shpreh deputeti i PD-së.

Ai akuzoi qeverinë se ka shteruar çdo alternativë politike dhe morale, duke mbijetuar përmes kapjes së shtetit dhe dhunimit të votës së lirë.

“Sistemi i Rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë. Nuk ka më alibi. Ka dhunuar votën e lirë dhe ka mbijetuar politikisht duke shndërruar shtetin në vegël të pushtetit”, tha Gjekmarkaj.

Sipas tij, një qeveri mund të qeverisë për disa mandate vetëm nëse sjell përmirësime reale për qytetarët, ndërsa në Shqipëri, siç u shpreh ai, shteti është mbytur nga babëzia, ndërsa vizioni “Shqipëria 2030” mbetet vetëm një slogan bosh.

“Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia vdes ngadalë. Ne jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor”, theksoi Gjekmarkaj, duke shtuar se alternativa e vetme përballë kësaj situate është reagimi qytetar dhe refuzimi i asaj që e cilësoi si “depersonalizim politik”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat