back to top
11.5 C
Tirana
E diel, 15 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPezullimi i Ballukut/ Rama nuk humbet kohë, gati mbrojtjen e radhës

Pezullimi i Ballukut/ Rama nuk humbet kohë, gati mbrojtjen e radhës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se ditën e nesërme, së bashku me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, do të depozitojnë një nismë ligjore që synon të adresojë boshllëqet lidhur me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit për pezullimin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Rama theksoi se çështja nuk është personale, por lidhet me parimin e ndarjes së pushteteve. Ai shpjegoi se një gjykatë ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim, por pezullohet funksioni i ministrit, duke krijuar një efekt praktik të barabartë me shkarkimin e tij.

“Pavarësia e gjyqësorit mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se nisma do t’i paraqitet fillimisht grupit parlamentar dhe më pas do të jetë e hapur dhe transparente për opinionin publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat