back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaQeveria kërkon 40 mln euro kredi për rehabilitimin e HEC-it të Fierzës

Qeveria kërkon 40 mln euro kredi për rehabilitimin e HEC-it të Fierzës

Qeveria shqiptare do të marrë një kredi prej 40 milionë eurosh për rehabilitimin e Hidrocentrali i Fierzës, një nga veprat më të rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike në vend. Marrëveshja e huasë me bankën gjermane KfW ka mbërritur tashmë në Kuvend për shqyrtim.

Në relacionin shoqërues sqarohet se financimi i ri plotëson marrëveshjen e vitit 2022, e cila përfshinte huanë fillestare të KfW-së dhe grantet mbështetëse për projektin e rehabilitimit të hidrocentralit.

Sipas dokumentit, huaja prej 40 milionë eurosh, së bashku me një grant prej 1 milion eurosh, do të mundësojnë përfshirjen e komponentëve shtesë elektromekanikë, përmirësimin e sistemeve të monitorimit në kohë reale dhe optimizimin e pajisjeve për rritjen e efikasitetit operativ. Këto ndërhyrje janë konsideruar të domosdoshme pas një verifikimi të detajuar teknik, i cili evidentoi se specifikimet fillestare të projektit nuk përfshinin të gjitha nevojat reale të impiantit.

Në relacion theksohet gjithashtu se investimi pritet të zgjasë jetën e hidrocentralit me të paktën 30 vjet dhe të rrisë performancën e përgjithshme, në përputhje me strategjitë kombëtare për energji të qëndrueshme dhe siguri energjetike.

Ndërkohë, mungesa e ndërhyrjeve të plota deri tani ka sjellë pasoja ekonomike të ndjeshme. Të dhënat e përfshira në dokument tregojnë se kapaciteti i prodhimit të hidrocentralit është reduktuar me rreth 4% në vit, duke sjellë një humbje prej 53,123 GWh energji në vit. Kjo përkthehet në rreth 2.656 milionë euro të ardhura të humbura çdo vit për sektorin elektroenergjetik, kryesisht për shkak të mosrehabilitimit të plotë të turbinave dhe pajisjeve kryesore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat