back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaEksportet shqiptare nisin 2026-n me rënie/ Deficiti tregtar ngushtohet

Eksportet shqiptare nisin 2026-n me rënie/ Deficiti tregtar ngushtohet

Eksportet shqiptare vazhdojnë të shfaqin një trend rënës, që ka nisur katër vite më parë, duke filluar edhe vitin 2026 me tkurrje. Sipas INSTAT, në janar eksportet e mallrave arritën 26.7 miliardë lekë (rreth 277 milionë euro), 4.5% më pak se në janar 2025.

Grupet që dhanë ndikimin më negativ ishin mineralet, energjia elektrike, tekstilet dhe këpucët e prodhuara nga fasonët.

Importet për janar u regjistruan 57 miliardë lekë, rreth 4% më pak se një vit më parë, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 31 miliardë lekësh, 3.6% më i ulët se në janar 2025 dhe 41.3% më i ulët se në dhjetor 2025.

Sa i përket partnerëve kryesorë, eksportet ranë më shumë drejt Italisë dhe Kosovës, ndërsa rritje u shënua drejt Gjermanisë dhe Greqisë. Në import, ulja më e madhe ishte nga Italia dhe Greqia, ndërsa rritje u regjistrua nga Kina dhe Turqia.

Nga perspektiva e strukturës së tregtisë, shkëmbimet me vendet e Bashkimit Evropian zënë 55% të totalit, ku 74% e eksporteve shkojnë në BE dhe 47% e importeve vijnë nga BE-ja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat