back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia“21 Janari”/ SPAK do të thërrasë dhe kryeministrin Rama?

“21 Janari”/ SPAK do të thërrasë dhe kryeministrin Rama?

SPAK ka vendosur të marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit të gjithë politikanët apo ish-politikanët që ishin të pranishëm në protestën e 21 janarit dhe që u deleguan në fashikull nga prokuroria e kryeqytetit.

Ajo që po tenton të zbërthejë SPAK përmes pyetjeve të drejtuara deri më tani ndaj politikanëve të majtë që janë pyetur është konfirmimi me dëshmi mbi veprimet e organizatorëve për të përmbajtur protestuesit nga aktet e dhunshme.

Kur deri më tani kanë qenë si politikanë në SPAK deputeti Xhemal Qefalia, ish drejtuesi i PS për qarkun Tiranë Saimir Tahiri dhe së fundmi ish deputeti Arben Cuko, SPAK nuk përjashton mundësinë që të pyesë edhe kryeministrin Edi Rama, dhe të tjerë që përmes subjektit politik Partia socialiste u njoftua tubimi masiv në bulevard. Nga aktet e administruara pohohet nga anëtarë të grupit të hetimit rezulton që subjekti Politik njoftoi policinë e Tiranës për miratimin dhe mbarëvajtjen e manifestimit që u mbyll me katër të vrarë.

Ndërkohë pritet që ish funksionarët e kallëzuar nga familja e të ndjerit Aleks Nika, ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i brendshëm Lulzim Basha dhe ish komandanti i gardës Ndrea Prendi, të pyeten mbasi të shterohet lista e gjatë. Mes tyre edhe e 50 oficerëve të gardës të tre njësive që u planvendosën  në godinën e kryeministrisë por që nuk ishin pyetur të gjithë nga prokuroria e Tiranës.

Më herët nga SPAK janë pyetur si dëshmitarë edhe ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zëvendësi i tij. Ndërkohë që SPAK ka administruar edhe një vendim të 20 prillit 2012 të prokurorisë së Tiranës ku është shpallur pushimi i hetimeve ndaj disa gardistëve të konsideruar si “grupi i zjarrit”./TCH

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat