back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBota"Kontrolli mbi Groenlandën nuk kalon nga spitali lundrues"/ Danimarka refuzon nismën e...

“Kontrolli mbi Groenlandën nuk kalon nga spitali lundrues”/ Danimarka refuzon nismën e Trump

Ministri danez i Mbrojtjes, Trolls Lund Poulsen, deklaroi se Groenlanda nuk ka nevojë për asnjë iniciativë të veçantë shëndetësore, duke iu përgjigjur sugjerimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të dërguar një spital lundrues në ishull.

Trump ka shprehur vazhdimisht interesin e tij për të fituar kontrollin mbi Groenlandën, e cila është territor autonom i Mbretërisë Daneze. Sipas Poulsen, popullsia e Groenlandës përfiton kujdes shëndetësor të mjaftueshëm brenda ishullit dhe, kur është e nevojshme trajtim i specializuar, pacientët transferohen në Danimarkë.

“Popullsia e Groenlandës merr kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Ata e marrin atë në Groenlandë dhe nëse kanë nevojë për trajtim të specializuar, e marrin atë në Danimarkë. Prandaj, nuk ka nevojë për një iniciativë të veçantë shëndetësore në Groenlandë”, tha Poulsen.

Groenlanda ka pesë spitale rajonale, ndër të cilët spitali i Nuuk-it shërben si qendër për pacientët nga i gjithë territori. Aksesimi në kujdes shëndetësor në Groenlandë dhe në Danimarkë është falas.

Në fillim të shkurtit, qeveria e Groenlandës nënshkroi një marrëveshje me Kopenhagenin për përmirësimin e trajtimit të pacientëve dhe transferimin e tyre në spitalet daneze, duke theksuar kapacitetin dhe menaxhimin e kujdesit shëndetësor në ishull.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat