Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policia e Shtetit ka vendosur masa disiplinore ndaj disa ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës, pas shkeljeve të konstatuara në ushtrimin e detyrës.
Sipas vendimit, ish-zëvendësdrejtori i Rendit Taulant Gjoka dhe ish-shefi i komisariatit Oltion Gjoni janë përjashtuar nga radhët e policisë për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lejuar zhvillimin e lojërave të fatit dhe kultivimin e kanabisit.
Ndërkohë, për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës Altin Mena është vendosur masa e uljes në gradë për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa për zëvendësdrejtorin për Krimet Kujtim Gjoka është vendosur shtyrje e afatit të gradës.
Masat disiplinore erdhën pas zbulimit të një kazinoje të paligjshme në qytetin e Lezhës dhe një ambienti të përshtatur për kultivim kanabisi në zonën e Rrilës.



