back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 24 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAbuzimi me tenderat/ Kryebashkiaku socialist kërkon gjykim të shkurtuar

Abuzimi me tenderat/ Kryebashkiaku socialist kërkon gjykim të shkurtuar

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca paraprake për Benet Becin, i cili nuk ka qenë i pranishëm edhe për katër seanca radhazi. Mbrojtja e tij kërkoi këtë të martë gjykim të shkurtuar, që do të nënkuptonte pranimin e akteve të prokurorisë pa zhvilluar debat gjyqësor në themel dhe pa parashtrimin e kërkesave nga palët e përfshira.

Në rast miratimi të kësaj procedure, nëse Beci shpallet fajtor për shkeljen e barazisë në tendera, dënimi i tij mund të zbritet me një të tretën.

Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën paraprake për Becin për më 17 mars, si pasojë e largimit të avokatit Gentjan Rumano, i cili mbronte Adela Rukon, bashkëshorten e ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi.

Ndërkohë, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së, së bashku me Edlira Mitrushin, Jonid Kazanin, Yllka Nishkun, Premtim Dautin dhe Rudin Gjonin, nuk janë shprehur ende mbi formën e gjykimit.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se Rumano u largua nga salla për një proces tjetër dhe u gjobit me 100 mijë lekë të reja nga GJKKO. Ai u zëvendësua nga një avokate tjetër, ndërkohë që mungesa e tij kishte shkaktuar zvarritje të procesit në të paktën dy seanca të mëparshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat