back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Hetime qesharake dhe fletë-arreste me tufë”/ Rama: SPAK nuk mund të rrëzojë...

“Hetime qesharake dhe fletë-arreste me tufë”/ Rama: SPAK nuk mund të rrëzojë Qeverinë

Kryeministri Edi Rama u shfaq në një ton frontal dhe sfidues ndaj prokurorëve të SPAK-ut, duke u dukur si “shefi i padukshëm” i hetimeve që ata zhvillojnë.

Rama publikoi shifra nga aktiviteti i SPAK, duke treguar se deri tani janë ngritur vetëm 10 akuza për korrupsion, 16 për shpërdorim detyre dhe 15 për pabarazi në tendera, shumica e tyre nga dy mandatet e para të qeverisë. Sipas Kryeministrit, kjo tregon se korrupsioni po luftohet dhe nuk është e vërtetë se “sa më shumë qeveris, aq më shumë korrupsion ka”.

“Mua më duket sikur nuk shkon që sa më shumë luftohet korrupsioni, aq më shumë korrupsion paska,” tha Rama, duke ironizuar zhurmën mediatike dhe interpretimet e nxituara. Ai shtoi se shumë nga rastet e SPAK lidhen me ngjarje të së shkuarës dhe se nuk ka ngut për ngritjen e akuza të parakohshme. “Katër varre të viktimave të 21 janarit janë ende në kërkim të drejtësisë, por nuk ka ngut për të bërë kontrolle banesash të panevojshme apo akuza të nxituara,” deklaroi ai.

Rama nuk i kurseu as prokurorët, të cilët sipas tij kanë bërë garë për të prerë fletë-arreste, shpesh pa bazë dhe deri në absurditete. Ai përmendi rastin e Durrësit, ku dhjetëra fletë-arreste u lëshuan për persona që hetoheshin në gjendje të lirë, përfshirë edhe një punonjëse që po luftonte me kancer dhe kujdesej për fëmijën e saj 2-mujor.

“Ka filluar një lëvizje prokurorësh që janë turrur në garën e mandatit të ardhshëm të SPAK duke prerë flet-arreste me tufa. Në rastin më të mirë nuk janë çështje penale, në rastin më të keq hetohen në gjendje të lirë. Dhe kur ka raste absurde si ndërtues pa leje që kallëzon shtetin, Prokuroria nuk kursen askënd,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se këto veprime dëshmojnë për mungesë ekuilibri dhe për një qasje që shpesh cenon funksionimin e institucioneve. Ai paralajmëroi se nuk do të heshtë përballë “talljes me drejtësinë” dhe po përdor çdo mundësi për të kujtuar rolin dhe pavarësinë e pushteteve.

Deklaratat e Ramës duket se e kanë vendosur prokurorinë në një pozicion të vështirë, ndërsa Kryeministri duket të shfaqet si “Klodjan Braho i SPAK-ut”, duke e sfiduar hapur çdo shfaqje abuzive apo skenar arbitrar të hetimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat