back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“0900 s’është numër erotik”/ Balla-opozitës: Turp që bllokoni Kuvendin

“0900 s’është numër erotik”/ Balla-opozitës: Turp që bllokoni Kuvendin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi në Kuvend deklaratën e tij për numrin telefonik “0900”, duke akuzuar opozitën se është e turpshme prishja e seancës për një numër telefoni linjë e gjelbër që jep informacione.

Balla theksoi se deklarata e tij nuk kishte lidhje me asnjë fyerje personale, por i referohej një linje informacioni që përdoret në Bashkimin Europian për të marrë të dhëna mbi vendimmarrjen dhe funksionimin e institucioneve europiane.

Kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se nëse deputetja Albana Vokshi është ndjerë e fyer nga deklarata e tij, ai i kërkon ndjesë, duke theksuar se diskutimi i tij në seancë kishte të bënte me reformën dhe debatet aktuale në Bashkimin Europian.

Sqarimi i plotë:

Kjo situatë s’ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare me asnjë fyerje. Bëhet fjalë bëhet fjalë për një numër telefonik që në Bashkimin Europian merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Europian. Kaq, kaq është e thjeshtë.

Kush ka kush ka nevojë të marrë informacion mbi Bashkimin Europian ka një numër “green line” ku ti mund të marrësh informacion për vendimmarrjen e Bashkimit Europian. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi, ndihet e fyer unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… isha duke folur për reformën në Bashkimin Europian.
Ja ku e keni numrin me 0900 të Bashkimit Europian ku çdo qytetar i Bashkimit Europian merr informacion për vendimmarrjen në Bashkimin Europian.

Kush do që ta përdorë këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave le ta marrë.

Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer nga fjala ime edhe njëherë ndjesë.

Ndërkohë, ndërkohë zoti Kryetar, për të gjithë, për të gjithë atë lumë rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman as familje sigurisht që unë… dhe për edhe për dëmtimin edhe për dëmtimin e pajisjeve, zoti Kryetar i Kuvendit në këto kushte si Kryetar i Grupit Parlamentar kërkoj ndërprerjen e seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer faleminderit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat