back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“1001 të zeza”/ Ahmetaj paralajmëron Rama për shkelje të ligjit

“1001 të zeza”/ Ahmetaj paralajmëron Rama për shkelje të ligjit

Arben Ahmetaj, ish-zyvendëskryeministër dhe ish-ministër, sot nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ahmetaj shprehet se Kryeministri, duke u përpjekur të justifikojë qëndrimet e tij, ka folur edhe për rastin e tij, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”, pavarësisht se çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.

Sipas Ahmetajt, një deklaratë e tillë publike për një çështje që i takon drejtësisë përbën një shkelje të hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë. Ai e cilëson si paradoksale që kryeministri jep “leksione për prezumimin e pafajësisë” ndërkohë që, sipas tij, e shkel publikisht këtë parim sa herë i intereson politikisht, duke përdorur një standard të dyfishtë brenda të njëjtit fjalim.

Ahmetaj rikujtoi se prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi. Ai shtoi se e drejta e lirisë së shprehjes, përfshirë atë të kryeministrit, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë apo për të ushtruar presion mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat