KreuAktualitetRama bën rokadë në PS/ Drejtuesit politikë ridrejtohen

Rama bën rokadë në PS/ Drejtuesit politikë ridrejtohen

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Edi Rama ka njoftuar këtë të shtunë, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partia Socialiste e Shqipërisë, një sërë ndryshimesh në drejtimin politik të qarqeve, në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë.

Sipas vendimeve të marra, Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik i Kukësit dhe do të angazhohet në një njësi në Tirana. Ndërkohë, Damian Gjiknuri do të marrë drejtimin e një njësie po në kryeqytet.

Gjithashtu, tre figura të njohura të PS-së  Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe  janë caktuar në Njësinë Nr. 5 në Tiranë.

Po ashtu, Elisa Spiropali pritet të drejtojë një tjetër njësi në kryeqytet.

Këto ndryshime vijnë si pjesë e një strategjie për forcimin e pranisë dhe organizimit të Partisë Socialiste në Tiranë, një zonë që konsiderohet kyçe për zhvillimet politike dhe elektorale në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat