back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTatimet paralajmërojnë/ "Deklaroni të ardhurat nga Booking ose penalitete"

Tatimet paralajmërojnë/ “Deklaroni të ardhurat nga Booking ose penalitete”

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve dhe strukturave akomoduese në vend që të deklarojnë të ardhurat sipas ligjit, duke paralajmëruar se disponon të dhëna të detajuara për rezervimet e realizuara përmes platformës Booking.com.

Në njoftimin zyrtar, institucioni u kërkon individëve dhe subjekteve që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme, që t’i pasqyrojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025).

Administrata Tatimore thekson se bizneset duhet të verifikojnë nëse deklarimet e tyre përputhen me të dhënat e Booking, në të kundërt rrezikojnë t’i nënshtrohen rivlerësimeve tatimore.

“Mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe sjell penalitete sipas parashikimeve ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të institucionit, për periudhën janar–shtator 2025, janë 17,225 subjekte dhe individë që kanë realizuar shitje përmes platformës Booking në Shqipëri.

Vlera totale e rezervimeve për këtë periudhë ka arritur në rreth 80 milionë euro, ndërsa rreth 12 milionë euro kanë shkuar si komision për platformën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat