back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëPeshku që noton kundër rrymës

Peshku që noton kundër rrymës

Nga Hysen Myzyri

Gjergj Luca në podcastin “Allishverishi” thotë që e djathta do të thotë të jesh sipërmarrës, pra me këtë status ekonomik dhe vetëm atëherë ke të drejtë të themelosh dhe drejtosh të djathtën.

Pra qenia përcakton ndërgjegjen. Është e drejtë kjo?

Çfarë thotë eksperienca ndërkombëtare për këtë? A ka persona të pasur që janë me pikëpamje politike të majta?

Pretendimi që “vetëm një sipërmarrës ka të drejtë të jetë i djathtë” është më shumë një opinion ideologjik dhe jo një fakt i mbështetur nga shkenca politike.

Sot ka shumë punëtorë që votojnë djathtas për arsye kulturore apo kombëtare. Ose të pasur që mbështesin politika sociale.

Në botë ka shumë të pasur me bindje të majta dhe kjo është shumë e dokumentuar.
P.sh., Friedrich Engels ishte industrialist dhe i pasur dhe financoi teorinë komuniste.

Vetë kryepasaniku George Soros, miliarder, mbështet politika liberale dhe progresiste bazuar tek Karl Popper.

Po kështu, Warren Buffett, një nga njerëzit më të pasur në botë, shpesh ka kërkuar taksa më të larta për të pasurit.

Bernie Sanders, jo miliarder, por pjesë e elitës politike, përfaqëson politika të majta dhe mbështetet edhe nga njerëz të pasur.

Në Europë, shumë sipërmarrës mbështesin shtetin social, p.sh. modeli skandinav, etj.

Pse ndodh kjo?

Njerëzit e postmodernitetit përherë e më shumë po bazohen tek vlerat morale.
Sepse përherë e më shumë njerëz vendosin sot drejtësinë sociale dhe solidaritetin mbi interesin personal ekonomik.

Kjo për shkak të interesave më afatgjata që këto vlera përfaqësojnë.

Konkretisht, disa të pasur besojnë që një shoqëri më e barabartë është më stabile dhe, nga ana tjetër, stabiliteti i ndihmon edhe ata vetë në konsolidimin e ekonomisë së tyre.

Gjithashtu, identiteti kulturor dhe bindjet politike nuk janë vetëm ekonomike, sepse bashkë me to në mënyrë të pandarë janë kombi, feja, tradita, të cilat shpesh ndikojnë më shumë se të ardhurat.

Në një drejtim tjetër, edhe vetë ideologjia, edukimi, arsimi dhe ekspozimi ndaj ideve të ndryshme mund të çojnë në bindje që nuk lidhen drejtpërdrejt me interesin ekonomik.

Pra, pretendimi që “vetëm një sipërmarrës ka të drejtë të jetë i djathtë” është më shumë një opinion ideologjik, jo një fakt i mbështetur nga shkenca politike, sepse edhe vetë peshqit ndryshojnë nga njëri-tjetri, duke qenë se ka plot peshq që notojnë kundër rrymës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat