Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ambasada Gjermane ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, duke dënuar ashpër aktet e dhunës.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada thekson se protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike, por nuk mund të përdoren si justifikim për dhunë ndaj personave apo objekteve.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve,” thuhet në reagim.
Më tej, ambasada u bën thirrje përfaqësuesve të partive politike që të distancohen në mënyrë të qartë dhe të paekuivokë nga çdo akt dhune, duke theksuar rëndësinë e përgjegjshmërisë në situata të tilla.
Reagimi vjen në një kohë tensionesh politike, pas protestës së mbajtur përpara godinës së Kryeministrisë.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



