back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetSalianji sulmon Berishën/ "PD nuk është klub privat"

Salianji sulmon Berishën/ “PD nuk është klub privat”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, duke thelluar përplasjen brenda forcës më të madhe opozitare në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji kritikon mënyrën se si po funksionon Partia Demokratike, duke akuzuar drejtimin aktual për mungesë gare dhe procesesh demokratike brenda partisë. Ai shprehet se, në mungesë të votës dhe konkurrencës reale, përdoren etiketime dhe vendime për përjashtime.

“Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall ‘të vetëpërjashtuar’. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara,” shkruan Salianji.

Ai thekson se Partia Demokratike nuk mund të funksionojë si një “klub privat”, ku vendimmarrja varet nga një individ, por si një organizatë politike që respekton rregullat dhe vullnetin e anëtarësisë.

Salianji nënvizon se nuk ka nevojë për miratim apo leje për të qenë pjesë e garës politike, ndërsa artikulon qartë kërkesën e tij kryesore: zhvillimin e një gare të hapur dhe garantimin e votës së lirë.

“Ironike që ai që flet për demokraci është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje. Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë. Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën,” përfundon ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat