back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPërplasje në PD/ Berisha nis luftën dhe me Jorida Tabakun

Përplasje në PD/ Berisha nis luftën dhe me Jorida Tabakun

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër se PD nuk ka luksin të humbasë asnjë nga figurat e saj, duke i bërë thirrje ish-deputetit Ervin Salianji të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të partisë.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi deklaratën e Tabakut, duke theksuar se ajo ka shprehur një qëndrim personal, ndërsa ritheksoi se Salianji, sipas tij, është vetëpërjashtuar nga partia.

Sipas Berishës, vetëpërjashtimi lidhet me shkelje të statutit të partisë. Ai u shpreh se Salianji nuk ka pasur funksione në strukturat drejtuese dhe se pas daljes nga burgu ishte përfshirë përkohësisht në Kryesi, por nuk tregoi, sipas tij, se ishte i denjë për këtë rol.

“Nuk është përjashtuar, është vetëpërjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur shkel në mënyrë flagrante statutin e partisë. Nuk ka bashkëpunim me krimin, nuk e falim,” u shpreh Berisha.

Deklaratat vijnë në një moment debatesh të brendshme në Partinë Demokratike, ku qëndrimet për përfshirjen ose jo të figurave të caktuara vijojnë të shkaktojnë përplasje mes drejtuesve dhe përfaqësuesve të saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat