back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaRrëzohet rekursi i Ervina Gjanës/ Mbeten në sekuestro celularët e zyrtares së...

Rrëzohet rekursi i Ervina Gjanës/ Mbeten në sekuestro celularët e zyrtares së policisë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervina Gjana, e cila kërkonte kthimin e celularëve dhe pajisjeve kompjuterike të sekuestruara në kuadër të një hetimi penal nga SPAK.

Sipas vendimit, kërkesa e Gjanës nuk u pranua, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të GJKKO dhe Apelit të Posaçëm, të cilat kishin refuzuar kthimin e pajisjeve.

Kontrollet në banesën e zyrtares dhe bashkëjetuesit të saj, Renato Hristic, u kryen nga agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilët sekuestruan 8 celularë dhe disa laptopë.

Hetimet lidhen me një grup të dyshuar kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Sipas organit të akuzës, ata dyshohet se urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe ushtronin presion ndaj tyre për t’u tërhequr nga tenderat e AKSHI.

Të dy biznesmenët janë aktualisht në kërkim, ndërsa ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj, ndodhet në arrest shtëpie. Persona të tjerë të përfshirë në hetim janë nën masa më të lehta sigurie.

Vendimi i Gjykatës së Lartë përforcon qëndrimin e organeve të drejtësisë për vijimin e hetimeve dhe mbajtjen në sekuestro të provave të konsideruara të rëndësishme për zbardhjen e plotë të çështjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat