back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 7 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaBelinda Balluku humb në Apel/ Rrëzohet kërkesa për pezullimin

Belinda Balluku humb në Apel/ Rrëzohet kërkesa për pezullimin

Apeli i Posaçëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e deputetes Belinda Balluku për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Në argumentimin e saj, mbrojtja pretendoi se kjo masë nuk është më në fuqi, pasi Balluku nuk ushtron më funksionet e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Megjithatë, Apeli nuk e pranoi këtë kërkesë.

Vendimi fillestar për pezullimin nga detyra ishte dhënë nga GJKKO më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante postet e larta qeveritare.

Deputetja akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe është marrë e pandehur në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Po ashtu, ajo është nën hetim për shtatë lote të Unazës së Madhe dhe dyshohet edhe për tre procedura të tjera tenderuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat