back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 7 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPara për të blerë lirinë”/ GJKKO rrëzon Ilir Beqajn

Para për të blerë lirinë”/ GJKKO rrëzon Ilir Beqajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqaj për zëvendësim të masës së sigurisë me garanci pasurore.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtuesi i menaxhimit të fondeve të BE-së kishte ofruar një garanci prej 20 mijë eurosh në përpjekje për të fituar lirimin nga qelia, pas rreth 21 muajsh në paraburgim. Megjithatë, gjykata nuk e pranoi kërkesën e tij gjatë seancës gjyqësore të 31 marsit.

Në të njëjtën datë, GJKKO rrëzoi gjithashtu kërkesën për lirim të bashkëpunëtorit të tij, Ermal Kurtulaj, i cili gjithashtu kishte ofruar garanci pasurore për të ndryshuar masën e sigurisë.

Ilir Beqaj dhe Kurtulaj ndodhen në burg që prej 4 korrikut 2024, në kuadër të hetimeve për dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Beqaj, në cilësinë e drejtuesit të SASPAC, dyshohet se ka urdhëruar Kurtulajn për të realizuar prokurime fiktive gjatë viteve 2022–2023 në kuadër të projekteve EUSAIR, duke shmangur ligjet dhe procedurat përkatëse. Hetimet pretendojnë se këto procedura realizoheshin vetëm formalisht, ndërsa fondet përfundonin në përfitime të paligjshme.

Beqaj akuzohet për disa vepra penale, përfshirë korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe mosdeklarim pasurie. Ndaj tij vijon paralelisht edhe një proces tjetër lidhur me koncesionin e sterilizimit, ku janë vendosur masa sekuestroje për pasuri të ndryshme, përfshirë llogari bankare, aksione dhe automjete.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat