back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 7 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Janë bllokuar negociatat me BE”/ Reagon Rama

“Janë bllokuar negociatat me BE”/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se negociatat me Bashkimin Europian nuk janë ndalur, duke hedhur poshtë zërat që flasin për bllokim të procesit.

“Në fjalë që qarkullojnë lart e poshtë se negociatat janë ndaluar, kjo është totalisht e pavërtetë. Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë, por një proces testimesh të vazhdueshme. Ky provim që po zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka asnjë motiv për të folur për bllokim,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se procesi po vijon sipas agjendës së përcaktuar, duke shtuar se muaji prill është periudhë e diskutimeve intensive, pas mbledhjes së pyetjeve nga vendet anëtare në fund të marsit. Sipas tij, pas këtyre diskutimeve pritet të vijë edhe faza e vendimmarrjes.

Deklaratat Rama i bëri gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, ku e cilësoi këtë nismë si një mundësi të re për qytetarët që kërkojnë punësim në administratë.

Ai u shpreh se platforma krijon më shumë transparencë dhe i jep mundësi çdo të interesuari të informohet dhe të aplikojë për punë në institucionet publike. “Sot hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë ambicie për të punuar në sektorin publik,” tha Edi Rama.

Sipas tij, kjo nismë rrit ndërveprimin mes individëve dhe shtetit, duke mundësuar përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë dhe duke bërë më transparente të gjithë sistemin e punësimeve në administratë.

Rama shtoi gjithashtu se administrata publike ka përballuar një proces të rëndësishëm në kuadër të negociatave me BE-në, duke theksuar se një pjesë e madhe e punonjësve, edhe pse nuk bëjnë lajm, kontribuojnë çdo ditë në përfaqësimin e Shqipërisë me dinjitet në këtë proces.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat