back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaA po abuzohet me “arrestin në burg”?/ Avokati Hasneziri: Nuk duhet të...

A po abuzohet me “arrestin në burg”?/ Avokati Hasneziri: Nuk duhet të jetë standard

Kolegjet e Bashkuara të Gjykata e Lartë e Shqipërisë janë mbledhur për rreth 4 orë në një seancë ku është diskutuar ndryshimi i praktikës gjyqësore lidhur me vendosjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Në fokus të diskutimeve ka qenë mënyra e aplikimit të kësaj mase, e cila sipas juristëve duhet të përdoret vetëm në raste të veçanta dhe si alternativë e fundit.

Avokati Luan Hasneziri ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj praktikës aktuale, duke theksuar se “arresti në burg” duhet të vendoset vetëm kur të gjitha masat e tjera rezultojnë të papërshtatshme.

“Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Kjo klauzolë ligjore tregon qartë kushtet kur vendoset kjo masë. Masa e arrestit në burg sipas ligjit duhet të jetë alternativa e fundit,” u shpreh ai.

Sipas Hasnezirit, praktika aktuale e aplikimit të gjerë të kësaj mase duhet të rishikohet, duke sjellë si shembull raste ku individë me profil intelektual apo pa rrezikshmëri të lartë përfundojnë në arrest me burg. Ai ngriti gjithashtu pyetjen nëse përdorimi i kësaj mase po bëhet në mënyrë të balancuar dhe në përputhje me parimet e proporcionalitetit.

Diskutimet në Kolegjet e Bashkuara pritet të ndikojnë në unifikimin e praktikës gjyqësore dhe në mënyrën se si gjykatat në vend do të trajtojnë në të ardhmen kërkesat për masa sigurie, veçanërisht “arrestin në burg”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat