back to top
23.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaPas kritikave ndaj Papës/ Trump shpërndan imazh simbolik si “shpëtimtar”

Pas kritikave ndaj Papës/ Trump shpërndan imazh simbolik si “shpëtimtar”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar në rrjetet sociale një imazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale ku shfaqet i paraqitur si figurë “Mesia”.

Imazhi u shpërnda në platformën Truth Social dhe e tregon Trump të veshur me rroba të kuqe dhe të bardha, me dorën mbi një person të sëmurë, ndërsa një dritë hyjnore shihet duke dalë nga figura e tij. Në skenë shfaqen gjithashtu një mjek, një ushtar dhe figura të tjera që duken në pozicion adhurues.

Postimi u publikua menjëherë pas deklaratave të tij publike ku kritikonte Papa Leonin XIV, duke e akuzuar për qëndrime politike dhe duke i kërkuar të mos “shërbejë të majtës radikale”, por të sillet si një udhëheqës fetar.

Trump ka shkruar gjithashtu se Papa “nuk do të ishte zgjedhur” nëse ai vetë nuk do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar tensionet verbale mes tyre.

Nga ana tjetër, Papa Leone XIV është shprehur në një reagim publik se nuk do të ndalojë së foluri për paqe dhe për përpjekjet për t’i dhënë fund luftërave, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërkombëtar dhe promovimit të paqes.

Ngjarja ka ngjallur debat në rrjetet sociale për përdorimin e imazheve të krijuara me AI nga figura të larta politike dhe për mesazhet simbolike që ato përcjellin në kontekstin e tensioneve aktuale politike dhe fetare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat