KreuAktualitetPD Kukës i del kundër Salianjit/ Reagimi

PD Kukës i del kundër Salianjit/ Reagimi

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka reaguar ashpër ndaj një takimi të zhvilluar nga Ervin Salianji me disa përfaqësues lokalë në qytetin verior, duke e cilësuar atë si një veprim që nuk përfaqëson strukturat zyrtare të partisë dhe synon përçarjen e saj.

Sipas degës së PD Kukës, takimi i zhvilluar një ditë më parë nuk ka qenë një mbledhje e demokratëve të qytetit, por një grumbullim i një grupi të vogël individësh që nuk kanë lidhje me strukturat zyrtare apo bazën e partisë.

Në reagim thuhet se Salianji po tenton të krijojë “iluzionin e një lëvizjeje”, ndërsa në realitet, sipas tyre, ai është i shkëputur nga baza e Partisë Demokratike.

Dega e Kukësit thekson gjithashtu se qëndrimi i saj mbetet i palëkundur në mbështetje të udhëheqjes së Sali Berisha, duke deklaruar se është e bashkuar dhe kundër çdo përpjekjeje për përçarje brenda opozitës.

“Ne nuk pranojmë përçarje artificiale dhe nuk lejojmë që ambiciet personale të minojnë unitetin tonë,” thuhet në deklaratë, ku shtohet se Kukësi mbetet një bastion i Partisë Demokratike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat