back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëGratë të maskuara me shami u afrohen fëmijëve/ Reagon Policia, pas panikut...

Gratë të maskuara me shami u afrohen fëmijëve/ Reagon Policia, pas panikut të prindërve

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me një video të publikuar në rrjete sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, duke ngjallur shqetësim në opinion publik.

Në njoftimin zyrtar, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit bëjnë me dije se menjëherë pas publikimit të materialit në rrjet, kanë nisur verifikimet dhe hetimet me iniciativë, për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe verifikuese, policia ka arritur të identifikojë dy shtetase që shfaqen në videon e shpërndarë në rrjetet sociale. Shtetaset me inicialet M. G. dhe A. G. janë shoqëruar më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se dy shtetaset janë me shtetësi iraniane dhe ndodhen në Shqipëri me leje qëndrimi për arsye humanitare.

Policia sqaron se, pas verifikimeve paraprake të kryera, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve, duke hedhur poshtë pretendimet e ngritura në rrjetet sociale mbi rastin.

Në përfundim të njoftimit, Policia e Shtetit garanton qytetarët se në këtë rast nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve, ndërsa apelon për kujdes në shpërndarjen e informacioneve të pakonfirmuara në rrjet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të kryejë vlerësimin dhe ndjekjen e mëtejshme të rastit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat