Politologu Ermal Hasimja duket se ka arritur të sjellë një dakordësi mes disa prej forcave kryesore opozitare për reformën zgjedhore, pas disa muajsh përpjekjesh dhe negociatash të pasuksesshme.
Në kuadër të Forumit për Dialogun Politik, mësohet se Partia Demokratike e Shqipërisë e drejtuar nga Sali Berisha, Shqipëria Bëhet me në krye Adriatik Lapaj dhe LZHK e drejtuar nga Dashamir Shehi, kanë rënë dakord për një propozim të përbashkët për sistemin zgjedhor.
Sipas burimeve, tre partitë janë dakordësuar për një sistem proporcional kombëtar, me lista 100% të hapura dhe me mundësi për koalicione parazgjedhore. Ky propozim pritet të formalizohet dhe të paraqitet si draft në Kuvend, në kuadër të diskutimeve për reformën zgjedhore.
Në një reagim të Forumit për Dialogun Politik, theksohet se sistemi i propozuar synon të garantojë një përfaqësim më të drejtë të qytetarëve, të rrisë konkurrencën elektorale dhe të prodhojë deputetë më përfaqësues.
“Forumi mendon se një sistem i tillë zgjedhor do të garantojë një përfaqësim më të drejtë të shqiptarëve, do të mundësojë garë më të ndershme dhe deputetë më përfaqësues. Ky sistem mundëson gjithashtu një përfaqësim më të drejtë të partive të reja opozitare,” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, pritet që negociatat të vijojnë edhe me forca të tjera opozitare, përfshirë Partia Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj dhe Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qori.
Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të opozitës në një çështje kyçe si reforma zgjedhore, pas një periudhe të gjatë mosdakordësish dhe përpjekjesh të pasuksesshme për koordinim mes partive opozitare.
Postimi i plotë i Forumit për Dialogun Politik:



