back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetFoto-Nga socialist i "flaktë", te PD dhe rikthimi në bazë/ Kush është...

Foto-Nga socialist i “flaktë”, te PD dhe rikthimi në bazë/ Kush është drejtori i ri i Burgut të Durrësit

Serjan Mazrreku është emëruar drejtor i ri i Burgut të Durrësit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Llabani kishte mbajtur postin si i komanduar që prej 15 janarit, ndërsa tashmë drejtimi i institucionit i është besuar Mazrrekut.

Mazrreku është me profesion avokat dhe ka një eksperiencë disa vjeçare në administratë dhe në fushën ligjore. Ai ka qenë pjesë e këshillit drejtues të Portit të Durrësit dhe ka ushtruar aktivitet në institucione të ndryshme vendore, si dhe në angazhime politike.

Më herët, ai ka mbajtur për rreth 8 vite detyrën e administratorit të Njësisë nr. 6, duke krijuar një profil në administratën publike. Emri i tij u bë më i njohur në vitin 2021, kur vendosi të largohej nga Partia Socialiste dhe t’i bashkohej Partisë Demokratike, në atë kohë e drejtuar nga Lulzim Basha.

Në atë periudhë, Mazrreku u shfaq publikisht në mbështetje të PD-së dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij të votonin për këtë forcë politike. Megjithatë, pas zgjedhjeve të vitit 2021, ai duket se është rikthyer sërish pranë Partisë Socialiste, duke marrë pjesë në aktivitete dhe takime elektorale.

Së fundmi, vihet re se në rrjetet e tij sociale janë fshirë postimet që e lidhnin me Partinë Demokratike, ndërsa janë ruajtur ato që lidhen me Partinë Socialiste.

Emërimi i Mazrrekut në krye të Burgut të Durrësit vjen në një moment të rëndësishëm për institucionin, pas humbjes së drejtuesit të mëparshëm dhe në pritje të vazhdimësisë së menaxhimit të këtij institucioni të rëndësishëm të sistemit penitenciar.

Nga socialist i "flaktë", tek kalimi në PD-në e

Serjan Mazrreku dhe Vangjush Dako
Nga socialist i "flaktë", tek kalimi në PD-në e

Serjan Mazrreku dhe Saimir Tahiri

 

Nga socialist i "flaktë", tek kalimi në PD-në e

Serjan Mazrreku dhe Pandeli Majko

 

Nga socialist i "flaktë", tek kalimi në PD-në e

Serjan Mazrreku, Lulzim Basha dhe Ardit Kërtusha

 

Nga socialist i "flaktë", tek kalimi në PD-në e

Serjan Mazrreku
Nga socialist i "flaktë", tek kalimi në PD-në e

Serjan Mazrreku dhe festa e PS-se
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat