back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaTensionet rriten/ Izraeli paralajmëron sulme ndaj Iranit

Tensionet rriten/ Izraeli paralajmëron sulme ndaj Iranit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur për të rifilluar një konflikt të mundshëm me Iran, duke paralajmëruar sulme të gjera ndaj infrastrukturës strategjike të tij.

Sipas tij, ushtria izraelite është në pritje të “dritës jeshile” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nisjen e një operacioni të ri ushtarak, i cili do të synojë, siç u shpreh ai, strukturat kryesore të pushtetit në Iran.

Katz deklaroi se një sulm i mundshëm do të jetë “i ndryshëm dhe shumë më vdekjeprurës” krahasuar me operacionet e mëparshme, duke shtuar se objektivat do të përfshijnë infrastrukturën energjetike dhe ekonomike të vendit.

“Sulmi këtë herë do të jetë i ndryshëm dhe vdekjeprurës dhe do të shtojë goditje shkatërruese në vendet më të ndjeshme, që do të trondisin dhe dobësojnë themelet e tij”, u shpreh ai.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon dhe pas paralajmërimeve të mëparshme nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka theksuar se Irani mund të përballet me pasoja të rënda nëse nuk arrihet një marrëveshje për uljen e konfliktit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat